ALBAN HYSENI

Alban Hyseni u lind më 23 tetor të vitit 1990 në Gjilan. E ka të përfunduar Fakultetin Juridik dhe mban titullin master në programin Juridik Penal.

Në vitin e katërt të studimeve ka filluar punën si tutor studentësh, për të vazhduar më pas si asistent në lëndët e fushës juridiko-penale përgjatë viteve 2013-2015. Më pas ka vazhduar angazhimin akademik si ligjërues i lëndëve juridiko-penale.

Ka qenë i angazhuar edhe në pozitat e Zyrtarit për Marrëdhënie me Jashtë (2013-2014), Zyrtar i Cilësisë (2014-2016), pastaj edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit “ARBËRI” dhe Koordinator i Kolegjit UBT në Gjilan. Ai poashtu është pjesë e stafit akademik në kuadër të Fakultetit Juridik për lëndët e fushës Penale. Vazhdon të jetë i angazhuar në Kolegjin UBT. Flet gjuhën angleze dhe gjermane.

Alban Hyseni është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga viti 2010. Është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes tash e dy mandate dhe aktualisht është koordinator i Qendrës së Lëvizjes në Gjilan.

Në zgjedhjet e vitit 2019 u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u angazhua në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit, si dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Në zgjedhjet e vitit 2021 si kandidati më i votuar nga Gjilani për Kuvendin e Republikës së Kosovës, u rizgjodh deputet i legjislaturës së tetë.

Alban Hyseni jeton në Gjilan, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

NDRYSHIM

NDERSHMËRI

PROFESIONALIZËM

Biografia Profesionale

  • 2013 - 2015

    Asistent në lëndët e fushës juridiko-penale

  • 2013 - 2014

    Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë

  • 2014 - 2016

    Zyrtar i Cilësisë, Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit “ARBËRI” dhe Koordinator i Kolegjit UBT në Gjilan.

  • 2019 - 2021

    Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

  • 2020 - ...

    Kryetar i Komunës së Gjilanit