Të nderuar qytetarë,
Votimi është mënyra më e fuqishme që secili prej nesh ka për të ndikuar në të ardhmen e qytetit tonë. Me votën tuaj ju vendosni se kush do ta përfaqësojë zërin e qytetarëve, kush do të kujdeset për zhvillimin, drejtësinë dhe mirëqenien e secilit.
Prandaj, është shumë e rëndësishme që më — ta japim votën tonë për numrin 105 – Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe për mua, Alban Hysenin, që të vazhdojmë punën e nisur bashkë.
Ne kemi dëshmuar se qeverisja e ndershme, transparente dhe e përkushtuar sjell rezultate konkrete për qytetarët. Kemi bërë ndryshime të mëdha në arsim, infrastrukturë, shëndetësi dhe shërbime publike – e kemi vënë qytetarin në qendër të vendimmarrjes.
Tani është koha ta forcojmë këtë drejtim.
Le ta kemi një Kuvend Komunal të përfaqësuar nga numri 105 – VETËVENDOSJE!, për ta çuar qytetin tonë edhe më përpara.

